Pse Irani po ndikon në rritjen e çmimit të naftës, sipas Trumpit?

Pse Irani po ndikon në rritjen e çmimit të naftës, sipas Trumpit?

Pse Irani po ndikon në rritjen e çmimit të naftës, sipas Trumpit?

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar Iranin se po përpiqet të rrisë çmimet e naftës para zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, duke pretenduar se Teherani po sajon sulme dhe incidente në Ngushticën e Hormuzit.

Sponsor 3M Express

Në një deklaratë, ai tha se Irani po bën gjithçka që mundet për të ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës, në prag të zgjedhjeve që do të mbahen në SHBA.

Sipas tij, Irani po sajon sulme, vendosje minash dhe incidente të tjera, pavarësisht se, siç pretendoi ai, përmes Ngushticës së Hormuzit po kalon më shumë naftë sesa para fillimit të konfliktit.

Trump gjithashtu e akuzoi udhëheqjen iraniane për vazhdimin e vrasjes së protestuesve dhe personave të tjerë që, sipas tij, i dalin regjimit përpara.

“Është vërtet një regjim i lig dhe vetëm mund të shpresoj që publiku amerikan dhe bota ta kuptojnë se sa i lig është”, deklaroi 80-vjeçari.

Lideri amerikan pretendoi gjithashtu se 75 mijë protestues kanë humbur jetën në më pak se shtatë muaj, duke kritikuar komunitetin ndërkombëtar dhe Partinë Demokratike në SHBA për atë që e përshkroi si mungesë shqetësimi për situatën.

Megjithatë, shifra e përmendur nga Trump nuk u shoqërua me prova apo burime mbështetëse në deklaratën e tij.

Në fund, presidenti amerikan përsëriti qëndrimin e tij kundër programit bërthamor iranian, duke këmbëngulur se Teherani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore.

“Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore dhe nuk do të ketë kurrë armë të tilla”, përfundoi Trump.

Deklarata e tij vjen në një periudhë tensionesh të vazhdueshme mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa Ngushtica e Hormuzit mbetet një pikë kyçe për transportin ndërkombëtar të naftës. Çdo ndërprerje e qarkullimit në këtë rrugë detare mund të ketë pasoja për furnizimin global dhe çmimet e energjisë. /Telegrafi/

Lexo edhe

BKK nis bashkëpunimin me Bibliotekën Szabó Ervin në Budapest

BKK nis bashkëpunimin me Bibliotekën Szabó Ervin në Budapest

Ndërprehet sistemi informativ në spitalet e Bernës, stafi punoi me letër dhe laps

Ndërprehet sistemi informativ në spitalet e Bernës, stafi punoi me letër dhe laps

Çka është PHP-ja dhe pse shkaktoi një alarm global për sigurinë kibernetike?

Çka është PHP-ja dhe pse shkaktoi një alarm global për sigurinë kibernetike?

Pse Irani po ndikon në rritjen e çmimit të naftës, sipas Trumpit? | Momenti