Pse Barcelona po luan me mbishkrimin “GOLF” në fanella gjatë ‘El Clasicos’?

Pse Barcelona po luan me mbishkrimin “GOLF” në fanella gjatë ‘El Clasicos’?

Pse Barcelona po luan me mbishkrimin “GOLF” në fanella gjatë ‘El Clasicos’?

Barcelona po luan me një dizajn të veçantë të fanellave në përballjen ndaj Real Madridit në El Clasico, ku në vend të logos tradicionale të Spotify është vendosur mbishkrimi “GOLF”.

Sponsor 3M Express

Megjithatë, ky mbishkrim nuk ka të bëjë me sportin e golfit, por përfaqëson “GOLF WANG”, markën e njohur të modës dhe veshjeve urbane, të themeluar nga artisti amerikan Tyler, The Creator.

Ky ndryshim vjen si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Barcelonës dhe sponsorit kryesor Spotify, i cili në ndeshjet më të rëndësishme, veçanërisht në El Clasico, zëvendëson logon e tij me simbole që lidhen me artistë të njohur ndërkombëtarë.

Përmes kësaj nisme, Spotify synon të ndërthurë botën e futbollit me muzikën dhe modën, duke shfrytëzuar vëmendjen e madhe që tërheq përballja ndërmjet dy rivalëve historikë të futbollit spanjoll.

Tyler, The Creator i bashkohet kështu listës së artistëve të famshëm që kanë pasur logot apo simbolet e tyre në fanellat e Barcelonës gjatë përballjeve të mëparshme ndaj Real Madridit.

Në këtë listë përfshihen Drake, Rosalia, The Rolling Stones, Karol G dhe Coldplay.

Përveç fanellave që futbollistët katalunas po i veshin në fushën e Spotify Camp Nou, bashkëpunimi përfshin edhe një koleksion të kufizuar veshjesh, të realizuar në bashkëpunim me kompaninë Nike.

Koleksioni përmban veshje sportive, xhaketa dhe produkte të tjera të modës urbane, të cilat ndërthurin identitetin e Barcelonës me atë të markës GOLF WANG.

Me këtë iniciativë, Barcelona dhe Spotify vazhdojnë traditën e promovimit të artistëve dhe markave të njohura përmes një prej ndeshjeve më të ndjekura në futbollin botëror. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ekskluzive | Beteja e Arlindës para se të vritej: Urdhri mbrojtës me vonesë, lufta për djalin e braktisur nga babai dhe dyshimet për pengesa institucionale

Ekskluzive | Beteja e Arlindës para se të vritej: Urdhri mbrojtës me vonesë, lufta për djalin e braktisur nga babai dhe dyshimet për pengesa institucionale

Eskluzive | Dhjetë vjet në Amerikë, dhunë, dëbim nga shtëpia dhe betejë për djalin – historia tronditëse e Arlindës që u vra me sëpatë në Pejë

Eskluzive | Dhjetë vjet në Amerikë, dhunë, dëbim nga shtëpia dhe betejë për djalin – historia tronditëse e Arlindës që u vra me sëpatë në Pejë

Flick zbulon gabimin që i kushtoi Barcelonës në El Clasico

Flick zbulon gabimin që i kushtoi Barcelonës në El Clasico