Protestuesit për drejtësi për gratë kanë vazhduar marshin e tyre, dhe pas Ministrisë së Drejtësisë janë ndalur te Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe objekti i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Nga aty, protestuesit kanë bërë të ditura kërkesat konkrete, duke thënë se duhet të ketë shkarkime dhe jo suspendime.
“S’po kërkojmë suspendime, por shkarkime dhe ndjekje penale”, tha njëra nga organizatoret e kësaj proteste.
Në mesin e të tjerëve, ata po kërkojnë edhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës.




