Protestat, Rama: Do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës

Protestat, Rama: Do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës

Protestat, Rama: Do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar ndaj protestuesve që kërkojnë largimin e tij nga detyra, duke deklaruar se ata nuk kanë autorizim të flasin në emër të popullit, pasi, sipas tij, qytetarët shprehen përmes votës.

Sponsor 3M Express

Në reagimin e tij, Rama e cilësoi protestën si një “mishmash” dhe kritikoi gjuhën e përdorur nga protestuesit, duke i akuzuar se nuk respektojnë standardet e komunikimit dhe dialogut, shkruan A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Ky mishmash ka një devizë përbashkuese, ne jemi populli, ne s’e durojmë dot më këtë sistem, s’e duam më këtë qeveri, s’e pranojmë më këtë kryeministër. Jep dorëheqjen, bindju popullit! Ky mishmash s’ka asnjë lidhje me popullin dhe asnjë autorizim për të folur në emër të popullit, sepse populli flet vet me votën e tij. Liria dhe e drejta e tyre, e atyre që duan t’u imponojnë të tjerëve bindjet e tyre, mbaron aty ku nis liria e të tjerëve. Një turmë që në fjalorin e vet bazik s’ka asnjë fije respekti për asnjë standard komunikimi, formë dialogu, apo ballafaqimi”.

Ndër të tjera ai tha se: “Unë jam dhe do jem në krye të detyrës sime deri në ditën e fundit me njerëzit e zakonshëm të Shqipërisë”.

Lexo edhe

Holanda tërhiqet nga Eurovisioni 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovisioni 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Cikloni Arnab godet Indinë, evakuohen mbi 180 mijë njerëz

Cikloni Arnab godet Indinë, evakuohen mbi 180 mijë njerëz

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Protestat, Rama: Do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës | Momenti