Protesta studentore në ditën e nëntë, pedagogët bojkotojnë mësimin

Protesta studentore në ditën e nëntë, pedagogët bojkotojnë mësimin

Protesta studentore në ditën e nëntë, pedagogët bojkotojnë mësimin

Protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë në Tiranë kanë përmbysur karriget e vendosura mëngjesin e së mërkurës nga kryeministri Edi Rama, si shenjë e gatishmërisë së tij për dialog. Studentët kanë këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kreut të qeverisë, duke refuzuar ftesën për bisedime.

Veprimi i protestuesve ka tensionuar situatën para godinës së Kryeministrisë, ku ka ndërhyrë edhe policia.

Sponsor 3M Express

Ndërkohë, pedagogët kanë dalë në protestë para Universitetit Politeknik të Tiranës, në mbështetje të studentëve dhe nxënësve. Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, Sandër Kovaçi, ka bërë të ditur se bojkoti i mësimit ka nisur të mërkurën dhe do të vazhdojë deri në një njoftim të dytë.

Sipas tij, vendimi është marrë nga kryesia e sindikatës në mbledhjen e mbajtur më 20 tetor, në sheshin ku po zhvillohet protesta. Bojkoti vjen në shenjë reagimi ndaj situatës së krijuar dhe pretendimeve për dhunë ndaj studentëve dhe protestuesve.

Rama njofton subvencionimin e qirasë për studentët

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar një skemë të re mbështetjeje për studentët që kanë vështirësi në përballimin e kostove të banimit në Tiranë.

Gjatë një takimi me drejtues të sistemit bankar, Rama ka deklaruar se qeveria do të mbulojë 50 për qind të vlerës së qirasë për studentët që plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Sipas tij, masa është pjesë e një pakete më të gjerë, e cila synon të lehtësojë barrën financiare të të rinjve dhe të mbështesë disa mijëra apartamente në vit në Tiranë.

Rama ka bërë të ditur gjithashtu se paketa përfshin kredi me interes zero për çiftet e reja dhe kredi me interes tre për qind për personat që nisin iniciativa sipërmarrëse.

Ai ka paralajmëruar edhe rritjen e buxhetit për politikat e punësimit të të rinjve, përfshirë financimin e bizneseve të reja dhe skemat e mbështetjes së sipërmarrjes, ku shteti do të shërbejë si garant.

Njoftimi për masat e reja ekonomike vjen në kohën kur studentët vazhdojnë protestën, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe plotësimin e kërkesave të tyre.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Dimiq: Serbia shkon drejt zgjedhjeve nën frikë dhe presion ndaj opozitës

Dimiq: Serbia shkon drejt zgjedhjeve nën frikë dhe presion ndaj opozitës

Rémy Wyssmann kandidon për qeverinë e Zvicrës, synon ta pasojë Guy Parmelin

Rémy Wyssmann kandidon për qeverinë e Zvicrës, synon ta pasojë Guy Parmelin

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për ushtrim të dhunës ndaj viktimës në qytetin e Pejës

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për ushtrim të dhunës ndaj viktimës në qytetin e Pejës

Protesta studentore në ditën e nëntë, pedagogët bojkotojnë mësimin | Momenti