Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Janë lënduar 5 protestues, 2 gazetarë dhe 1 efektiv policie

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin paraprak të personave të lënduar gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë, transmeton klankosova.tv.

Sponsor 3M Express

Sipas të dhënave të bëra publike nga ministria, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 8 persona, mes tyre pesë protestues, dy përfaqësues të medias, njëra prej të cilave shtetase e huaj, si dhe një efektiv policie. Ndërkohë, tre protestues të tjerë janë trajtuar nga ekipet e urgjencës në vendngjarje. Të gjithë të lënduarit paraqiten në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, sipas Top Channel.

Njoftimi i Ministrisë:

“Informacion mbi të lënduarit gjatë protestës 28 nëntor 2026, ora 14:00

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 4 të lënduar.

– Një efektiv policie

– Dy përfaqësues të medias (një prej tyre shtetase e huaj)

– Pesë protestues

Të gjithë koshientë dhe gjendja shëndetësore stabël. Po trajtohen nga mjekët në shërbimin e urgjencës

QKUM: Ekipet e urgjencës kanë trajtuar në vendngjarje 3 protestues të lënduar. Gjendja e tyre e mirë.

Në QSUT deri tani asnjë i lënduar”

Lexo edhe

“Më pak se 3 metra katrorë gjelbërim për banor në Prishtinë”

“Më pak se 3 metra katrorë gjelbërim për banor në Prishtinë”

Kosova në finalen e Lojërave Mesdhetare të Esportit, sonte përballet me Serbinë

Kosova në finalen e Lojërave Mesdhetare të Esportit, sonte përballet me Serbinë

Pas 27 vjetësh, rivarroset në Mitrovicë Adem Ademi, njëri nga intelektualët e zhdukur gjatë luftës

Pas 27 vjetësh, rivarroset në Mitrovicë Adem Ademi, njëri nga intelektualët e zhdukur gjatë luftës