Tensione e akte dhune në protestën kombëtare në Tiranë

Tensione e akte dhune në protestën kombëtare në Tiranë

Tensione e akte dhune në protestën kombëtare në Tiranë

Situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është e tensionuar pasi grup protestuesish, mes tyre edhe persona të maskuar, kanë sulmuar efektivët e policisë dhe godinat e institucioneve shtetërore.

Tensionet nisën menjëherë pas përfundimit të marshimit nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë marshimit përgjatë bulevardit, protestues të maskuar hodhën gurë, shkopinj dhe sende të tjera të forta në drejtim të forcave të rendit.

Sponsor 3M Express

Edhe në këtë protestë nuk kanë munguar mjete piroteknike si kapsolla, fishekzjarre, tymuese dhe molotovë, të cilat kanë shpërthyer në flakë pranë efektivëve të policisë dhe autoboteve të ujit.

Disa prej protestuesve kanë sulmuar edhe institucionet shtetërore përgjatë itinerarit të marshimit, duke goditur me gurë dhe sende të forta godinat e tyre. Më herët, në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë hedhur molotovë, ndërsa në drejtim të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë hedhur gurë dhe sende të tjera nga protestuesit.

Efektivët kanë tentuar të shpërndajnë protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, zonë e cila u kthye edhe në një arenë përplasjesh të vazhdueshme. Policia ka ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shpërndarë turmën, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Një pjesë e protestuesve vijuan të qëndrojnë përballë policisë, duke hedhur sende të forta në drejtim tyre.

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje të vazhdueshme protestuesve që të distancohen nga aktet e dhunës, personat e maskuar dhe dëmtimi i pronës publike e private, duke kërkuar që tubimi të mos shndërrohet në përplasje me forcat e rendit.

Qytetarët u grumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku qëndruan për rreth dy orë, përpara se të marshonin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Në mesin e protestuesve u shpalos edhe një banderolë me mbishkrimin “Shqipëria nuk shitet”. Partia Demokratike ka deklaruar mbështetjen për protestën, por ka theksuar se ajo do të zhvillohej pa simbolet e saj partiake.

Tubimi vjen në vazhdën e protestave qytetare të zhvilluara gjatë muajve të fundit në vend.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kosova në finalen e Lojërave Mesdhetare të Esportit, sonte përballet me Serbinë

Kosova në finalen e Lojërave Mesdhetare të Esportit, sonte përballet me Serbinë

Pas 27 vjetësh, rivarroset në Mitrovicë Adem Ademi, njëri nga intelektualët e zhdukur gjatë luftës

Pas 27 vjetësh, rivarroset në Mitrovicë Adem Ademi, njëri nga intelektualët e zhdukur gjatë luftës

Banorja e Big Brother VIP Albania, Jori Delli martohet me reperin italian Fred De Palma në Maldive

Banorja e Big Brother VIP Albania, Jori Delli martohet me reperin italian Fred De Palma në Maldive