Pronari i televizionit serb “Informer”, Dragan J. Vuçiqeviq, është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë së Dytë Themelore Publike në Beograd.

Vuçiqeviq dyshohet për nxitje të vazhdueshme të panikut dhe çrregullimeve, si dhe për pengim të drejtësisë.
Lajmin për arrestimin e tij e bëri të ditur në Kuvendin e Serbisë edhe Aleksandar Vuçiq, kreu i grupit parlamentar “Aleksandar Vuçiq – Serbia Fiton”.
“Para pak çastesh është arrestuar edhe pronari i televizionit Informer, Dragan J. Vuçiçeviq”, deklaroi Vuçiq.
Njoftimi u prit me duartrokitje nga deputetët e shumicës parlamentare. Ky reagim shkaktoi pakënaqësi te Vuçiq, i cili e bëri publik arrestimin gjatë seancës parlamentare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





