Konferenca e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor në Tiranë, Rama publikon pamjet nga përgatitjet

Konferenca e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor në Tiranë, Rama publikon pamjet nga përgatitjet

Konferenca e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor në Tiranë, Rama publikon pamjet nga përgatitjet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje nga përgatitjet për zhvillimin e Konferencës së Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, e cila do të mbahet në Tiranë.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se në këtë konferencë pritet të marrin pjesë mbi 600 investitorë nga Evropa dhe rajoni, si dhe figura të njohura të politikës evropiane dhe ekonomistë.

“Mirëmëngjes dhe me Tiranën, e cila mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, ku mblidhen mbi 600 investitorë, nga Europa e rajoni, si edhe disa figura të shquara të politikës europiane dhe ekonomistë të mirënjohur po ashtu, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Sipas TCH, edicioni i dytë i Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor (EU–WB6 Investment Forum) në Pallatin e Kongreseve, do të mbahet sot dhe nesër ku pritet të diskutohen mundësitë e financimit të bizneseve të rajonit dhe integrimi i tyre në tregun europian.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet partnerëve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), si dhe të promovojë rajonin e Ballkanit Perëndimor si një destinacion tërheqës dhe konkurrues për investime.

Lexo edhe

Bajrami ia kujton Kurtit premtimet e parealizuara: 160 çerdhe, hajnat në burg e bashkimi kombëtar

Bajrami ia kujton Kurtit premtimet e parealizuara: 160 çerdhe, hajnat në burg e bashkimi kombëtar

Valdeti dhe Valdrina s’përmbahen, kërkojnë të hiqen kamerat: Na lini të bëjmë seks

Valdeti dhe Valdrina s’përmbahen, kërkojnë të hiqen kamerat: Na lini të bëjmë seks

Tentoi të kontrabandojë 5.000 kuti cigare në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, kërkohet paraburgim për shtetasin serb

Tentoi të kontrabandojë 5.000 kuti cigare në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, kërkohet paraburgim për shtetasin serb