Prokuroria Speciale pranon dosjen për mosveprim të policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve në rastin Zekaj

Prokuroria Speciale e Kosovës ka pranuar para rreth tri ditësh dosjen që lidhet me dyshimet për mosveprim të zyrtarëve policorë, prokurorëve dhe gjyqtarëve në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Dosja aktualisht është në shqyrtim, ndërsa Prokuroria Speciale po trajton përgjegjësinë eventuale të zyrtarëve për neglizhencë të mundshme, e cila mund të ketë ndikuar në rrethanat që paraprinë vrasjen.

Sponsor 3M Express

Këtë e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, në një konferencë për media.

Ai ka sqaruar se kompetenca e kësaj prokurorie në këtë rast kufizohet te dyshimet ndaj zyrtarëve policorë, prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa pjesët e tjera të rastit po trajtohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Mund ta konfirmoj që Prokuroria Speciale para rreth tri ditësh ka pranuar, veçse në shqyrtim, dosjen në ndryshimin, apo në dyshimet sa i përket zyrtarëve policorë, zyrtarëve, apo prokurorëve dhe gjyqtarëve të cilët eventualisht mund të jenë të dyshuar për shkak të mosveprimit të tyre, se mund të ka ardhur deri te neglizhenca dhe, si pasojë, rasti siç ka ndodhur apo kryerja e vrasjes. Kështu që, po, Prokuroria Speciale e ka këtë rast në shqyrtim, por vetëm sa i përket zyrtarëve policorë, prokurorëve dhe gjyqtarëve, eventualisht si të jenë, mund të jenë të përfshirë në rast, ndërsa raste të tjera, besoj veç se jeni informuar tashmë edhe nga zyra e kryeprokurorit të shtetit, janë duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë”, tha Paca.

Arlinda Zekaj u vra më 26 tetor në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen e saj dyshohet kunati i viktimës.

Para se të vritej, Zekaj kishte raportuar dhunën në familje dhe kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet përgjegjëse.

Rasti nxiti protesta në Prishtinë, ku qytetarët dhe aktivistët kërkuan drejtësi për viktimën dhe llogaridhënie nga institucionet që kishin trajtuar rastin.

Në kuadër të veprimeve institucionale pas vrasjes, janë suspenduar 11 zyrtarë policorë. Masa janë ndërmarrë edhe ndaj kryeprokurores dhe prokurores së Pejës, ndërsa drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Debutoi te ekipi danez, Enis Zeqiri: Jam lindur dhe rritur në Danimarkë, por ëndërroj vetëm Kosovën

Debutoi te ekipi danez, Enis Zeqiri: Jam lindur dhe rritur në Danimarkë, por ëndërroj vetëm Kosovën

Platforma “Liria ka Emër” të enjten mban konferencë për media

Platforma “Liria ka Emër” të enjten mban konferencë për media

“Ditët e Nëntorit” rikthehet në Gjakovë – katër netë me muzikë e traditë nga Gjakova, Berati, Ulqini dhe Korça

“Ditët e Nëntorit” rikthehet në Gjakovë – katër netë me muzikë e traditë nga Gjakova, Berati, Ulqini dhe Korça