Prokuroria konfirmon raportimin e Sinjalit: Lihet i lirë pronari i lopës që u ndalua për 48 orë në Graçanicë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar zyrtarisht raportimin e Gazetës Sinjali lidhur me lirimin e Hashim Miftarit, pronarit të lopës e cila hyri në oborrin e degës së Gjykatës Themelore në Graçanicë, rast për të cilin ai fillimisht ishte dërguar në ndalim policor prej 48 orësh.

Sponsor 3M Express

Në një përgjigje për Sinjalin, Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë penale për veprën “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, mirëpo masa e ndalimit i është ndërprerë dhe ai është liruar në procedurë të rregullt.

“Referuar kërkesës suaj për informim, ju njoftojmë se lidhur me rastin, është iniciuar procedurë penale për veprën penale ”Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” nga neni 321 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa procedurat lidhur me këtë rast, do të zhvillohen në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ngjarja e pazakontë kishte ndodhur më 13 nëntor, kur lopa e Miftarit kishte hyrë në hapësirat e oborrit të Gjykatës në Graçanicë, duke shkaktuar dëme minimale në gjelbërim. Pas kësaj, me urdhër të prokurorit, pronari i saj ishte ndaluar për 48 orë.

Ky vendim kishte ngjallur reagime të shumta në opinion dhe në komunitetin juridik, përfshirë edhe reagimin e avokatit Besnik R. Berisha, i cili e kishte cilësuar privimin nga liria në këtë rast si të pajustifikueshëm ligjërisht.

Pas raportimeve të njëpasnjëshme të Sinjalit mbi këtë rast, u mor vendimi për ndërprerjen e ndalimit, ndërsa rasti ndaj tij do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Muriqi: Ëndërroj arritjen në turne madhor me Kosovën

Muriqi: Ëndërroj arritjen në turne madhor me Kosovën

Rasti i 43-vjeçares në Klinë, Policia sqaron pse autoambulanca u shoqërua nga patrulla

Rasti i 43-vjeçares në Klinë, Policia sqaron pse autoambulanca u shoqërua nga patrulla

Arifi paralajmëron krizë energjetike: Importi mund të arrijë në 400 milionë

Arifi paralajmëron krizë energjetike: Importi mund të arrijë në 400 milionë