Muriqi: Ëndërroj arritjen në turne madhor me Kosovën

Muriqi: Ëndërroj arritjen në turne madhor me Kosovën

Muriqi: Ëndërroj arritjen në turne madhor me Kosovën

Vedat Muriqi ka dhënë një intervistë për mediumin izraelit “Sport5”, në prag të përballjes së rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila zhvillohet sot nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sponsor 3M Express

Sulmuesi i Kosovës ka folur për pritshmëritë nga kjo ndeshje, mundësinë e kualifikimit në një turne madhor me Përfaqësuesen dhe formën e tij të mirë në nivel klubesh.

I pyetur nëse do të preferonte ta fitonte Ligën e Kampionëve apo të arrinte një sukses historik me Kosovën, Muriqi nuk ka lënë vend për dilema, duke theksuar se ëndrra e tij është ta dërgojë Kosovën në një turne të madh.

“Padyshim, avancimi në turne madhor me Kosovën”, ka deklaruar Muriqi.

Sulmuesi 32-vjeçar, i cili ka regjistruar 71 paraqitje dhe 33 gola me fanellën e Kosovës, është shprehur krenar që përfaqëson vendin e tij dhe që mban epitetin e golashënuesit më të mirë në historinë e Përfaqësueses.

Sa i përket përballjes me Izraelin, Muriqi ka thënë se nuk e konsideron Kosovën favorite, pavarësisht avantazhit që sjell loja në shtëpi.

“Kemi luajtur ndaj Izraelit në tri ndeshje. Nuk dua të them se jemi favoritë sepse në futboll nuk i dihet. Edhe nëse Izraeli ka mungesa, ka përparuar taktikisht në vitet e fundit. Ne kemi avantazh sepse luajmë në shtëpi”, ka thënë ai.

Muriqi ka folur edhe për presionin para kësaj ndeshjeje, duke theksuar se as ai dhe as pjesa tjetër e ekipit nuk ndihen të ngarkuar, pasi gjithçka do të vendoset në fushë.

“Ndeshja ende nuk ka nisur. Gjithçka do të vendoset në 90 minuta. Ende nuk është vendosur asgjë, ne kemi shanse dhe varet nga ne. Nëse jemi të mirë, ne do të fitojmë dhe do të marrim rezultat pozitiv”, është shprehur sulmuesi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

SpaceX lëshon Starship në orbitë, por dështon në kapjen e planifikuar të përforcuesit

SpaceX lëshon Starship në orbitë, por dështon në kapjen e planifikuar të përforcuesit

Një tjetër ndalesë në Gjermani, festivali ‘Shqip Up Comedy’ befason fansat me një edicion surprizë në Berlin

Një tjetër ndalesë në Gjermani, festivali ‘Shqip Up Comedy’ befason fansat me një edicion surprizë në Berlin

“Front i përbashkët kundër Ramës”, Berisha nuk përjashton as Veliajn: Nëse jep kontribut, le të japë, nuk ndaloj asnjërin

“Front i përbashkët kundër Ramës”, Berisha nuk përjashton as Veliajn: Nëse jep kontribut, le të japë, nuk ndaloj asnjërin