Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:03 në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë, ku një person dyshohet se u privua nga jeta me armë zjarri, në prani të bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, i dyshuari Rr.H., pas një mosmarrëveshjeje të çastit, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj viktimës S.D.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Burimi: Insajderi





