Prokuroria çon në Gjykatën e Lartë çështjen e Luiz Ejllit, kërkohet dënimi i këngëtarit

Prokuroria çon në Gjykatën e Lartë çështjen e Luiz Ejllit, kërkohet dënimi i këngëtarit

Prokuroria çon në Gjykatën e Lartë çështjen e Luiz Ejllit, kërkohet dënimi i këngëtarit

Prokuroria nuk e pranon vendimin e Gjykatës së Apelit që shpalli të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli, i akuzuar për falsifikim dokumentesh. Organi i akuzës ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, ku çështja pritet të shqyrtohet më 24 nëntor. Relator i dosjes është caktuar gjyqtari Sokol Binaj.

Sponsor 3M Express

Ejlli u akuzua për falsifikim dokumentesh në bashkëpunim. Sipas Prokurorisë, gjatë periudhës kur kishte humbur licencën e noterit, ai kishte përdorur vulën noteriale për të hartuar një deklaratë që justifikonte burimin e 210 mijë eurove, në favor të Fatmir Avdurramanit.

Më 2 tetor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier e shpalli fajtor Ejllin dhe e dënoi me një vit burgim. I bashkëpandehuri i tij, Fatmir Avdurramani, u dënua me 18 muaj burgim.

Por më 8 maj 2025, Gjykata e Apelit në Tiranë ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke i shpallur të pafajshëm të dy të pandehurit.

Pas këtij vendimi, Prokuroria e Apelit paraqiti rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar shqyrtimin e vendimit të pafajësisë. Tashmë pritet që gjykata të vlerësojë pretendimet e organit të akuzës më 24 nëntor. /Albanian Post/

Lexo edhe

Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën

Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën

Në 60 komuna ka më shumë vdekje se lindje, nataliteti në Maqedoninë e Veriut bie për 31% brenda një dekade

Në 60 komuna ka më shumë vdekje se lindje, nataliteti në Maqedoninë e Veriut bie për 31% brenda një dekade

Këngëtarja Donna Dafi paralajmëron këngën e re “Enemy”, publikohet këtë të premte

Këngëtarja Donna Dafi paralajmëron këngën e re “Enemy”, publikohet këtë të premte