Prokurorët publikë sot zgjedhin shefin e ri të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK).

Sponsor 3M Express

Përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta me votim të fshehtë, gjithsej 187 prokurorë publikë me të drejtë vote do të zgjedhin midis pesë kandidatëve të regjistruar – Faton Azizi, Trajçe Pelivanov, Lidija Raiçeviç, Iskra Haxhi Vasileva dhe Jovan Cvetanovski.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në orën 16:00, dhe rezultatet pas votimit do të përmblidhen në një seancë publike, të cilën AIM do ta transmetojë drejtpërdrejt.

Komisioni për kryerjen e zgjedhjeve, i formuar nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, përbëhet nga Ermon Neziri, Svetlana Stojkoviç dhe Keti Petkova.

Pesë kandidatët prezantuan programet e tyre në një seancë të Këshillit të Zyrës së Prokurorit Publik më 13 tetor të këtij viti.

Fokusi i të gjithëve është në forcimin e kapaciteteve hetimore, luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, hetimet financiare, efikasitetin në veprim dhe pavarësinë më të madhe të Zyrës së Prokurorit.

Shpallja për zgjedhjen e prokurorit publik themelor të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë u publikua në “Gazetën Zyrtare” më 21 gusht të këtij viti.

Procedura po zbatohet për shkak të skadimit të mandatit të kreut aktual Islam Abazi, i cili u zgjodh në këtë pozicion në tetor 2022.

Lexo edhe

Qeveria miraton tri marrëveshje me Suedinë, ndër to edhe atë për ekstradim

Qeveria miraton tri marrëveshje me Suedinë, ndër to edhe atë për ekstradim

​Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog

​Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog

Negociatat për mbylljen e luftës në Ukrainë, Trump: Do mbahet një takim mes Putin dhe Zelenskyt shumë shpejt

Negociatat për mbylljen e luftës në Ukrainë, Trump: Do mbahet një takim mes Putin dhe Zelenskyt shumë shpejt

Prokurorët publikë sot zgjedhin shefin e ri të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit | Momenti