Prizreni pret edicionin e 15-të të garës “Balkan Green Ideas”, do ndahen 20 mijë dollarë për bizneset e gjelbra

Balkan Green Foundation (BGF) do të organizojë nga 3 deri më 5 nëntor 2026, në Innovation and Training Park (ITP) në Prizren, edicionin e 15-të të Garës Rajonale “Balkan Green Ideas” (BGI), e cila synon të mbështesë ndërmarrësinë e gjelbër në Ballkanin Perëndimor.

Sponsor 3M Express

Në këtë edicion do të marrin pjesë 18 sipërmarrës nga gjashtë vende të rajonit, të cilët do të prezantojnë idetë e tyre para një jurie ndërkombëtare dhe do të konkurrojnë për një fond shpërblyes prej 20 mijë dollarësh.

Sipas organizatorëve, më 5 nëntor do të shpallen tre fitues. Një ide në kategorinë “Advanced Idea” do të shpërblehet me 10 mijë dollarë, ndërsa dy ide në kategorinë “Concept Idea” do të përfitojnë nga 5 mijë dollarë secila.

Programi “Balkan Green Ideas” mbështet sipërmarrësit në zhvillimin e ideve të qëndrueshme dhe shndërrimin e tyre në biznese që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin ekonomik lokal.

Që nga viti 2012, përmes këtij programi janë investuar mbi 500 mijë dollarë në më shumë se 50 ide të gjelbra në rajon.

Drejtori Ekzekutiv i Balkan Green Foundation, Dardan Sejdiu, ka thënë se 15 edicionet e programit dëshmojnë potencialin e sipërmarrësve në Ballkanin Perëndimor për të zhvilluar zgjidhje që sjellin përfitime për mjedisin dhe ekonominë.

Përveç garës, programi treditësh do të përfshijë edhe sesione të hapura për publikun, përfshirë diskutime në kuadër të “BGI Talks”, ku do të marrin pjesë përfaqësues nga Helvetas, Agjencia për Financim në Kosovë (AFK) dhe IEDC – Bled School of Management.

Në ceremoninë e hapjes, më 3 nëntor, janë paraparë fjalime nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, drejtori ekzekutiv i BGF-së, Dardan Sejdiu, si dhe drejtori ekzekutiv i Community Development Fund (CDF), Nermin Mahmuti.

Edicioni i sivjetmë mbështetet nga Rockefeller Brothers Fund (RBF) dhe CDF. Për herë të parë, edhe partnerët nga Kosova, AFK dhe Rugove Corporation, do të kontribuojnë financiarisht në fondin e çmimeve.

Publiku dhe përfaqësuesit e mediave janë të ftuar të marrin pjesë në sesionet e hapura të programit, përmes regjistrimit online. /Telegrafi/

Lexo edhe

KPK publikon arsyet e suspendimit të prokurores Nallbani-Gacaferri: Ishte në dijeni për kërcënimin ndaj Arlinda Zekajt

KPK publikon arsyet e suspendimit të prokurores Nallbani-Gacaferri: Ishte në dijeni për kërcënimin ndaj Arlinda Zekajt

“Arrogancë dhe cinizëm”, Arifi kërkon dorëheqjen apo shkarkimin e Gërvallës dhe Sveçlës

“Arrogancë dhe cinizëm”, Arifi kërkon dorëheqjen apo shkarkimin e Gërvallës dhe Sveçlës

Gjykata Speciale ka shkelë të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, thotë Qelaj

Gjykata Speciale ka shkelë të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, thotë Qelaj

Prizreni pret edicionin e 15-të të garës “Balkan Green Ideas”, do ndahen 20 mijë dollarë për bizneset e gjelbra | Momenti