Prizreni ka nisur rehabilitimin e hapësirave në zonën e objekteve të vjetra dhe të mbrojtura.

Kështu ka njoftuar drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Islam Ukimeri, në emisionin ‘Fol me Arin’ në Klan Kosova.
Ai ka bërë të ditur se projekti ka filluar pavarësisht vështirësive financiare me të cilat po përballet komuna.




