“Prishtina 2030”, alarm pas anulimit të takimit|Video

“Prishtina 2030”, alarm pas anulimit të takimit|Video

“Prishtina 2030”, alarm pas anulimit të takimit|Video

Është anuluar takimi në Athinë për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Mungesa e përgjigjeve, obligimet e papërmbushura dhe moskonfirmimi i delegacionit brenda afatit thuhet se janë arsyet e renditura në një shkresë të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Në shkresën e sekretarit të përgjithshëm të KOK-ut, Besim Aliti, thuhet se njoftimi për anulimin është përcjellë përmes një telefonate zyrtare nga sekretari i përgjithshëm i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.

Sponsor 3M Express

Afati për caktimin dhe konfirmimin e delegatëve kishte qenë deri të shtunën. Sipas shkresës, mosrespektimi i këtij afati ka pamundësuar përgatitjet e nevojshme organizative dhe logjistike për mbajtjen e takimit.

Anulimin e ka konfirmuar drejtpërdrejt për RTK-në edhe KOK-u, duke bërë të ditur se në ditët në vijim pritet të mblidhet Komiteti Organizativ për të shqyrtuar hapat e mëtejshëm.

Ndërkohë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër, duke e cilësuar këtë zhvillim si skandal. Rama ka kërkuar llogari nga kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës, duke shprehur shqetësimin për rrezikimin e organizimit të Lojërave.

Për këtë çështje, Programi i Sportit në RTK ka kontaktuar ministrin e sportit Blerim Gashani, i cili e ka orientuar kërkesën te Zyra për Informim e Ministrisë. Megjithëse pyetjet janë dërguar, deri në përgatitjen e kësaj kronike, Ministria e Sportit nuk ka kthyer përgjigje.

Anulimi i takimit vjen pas paralajmërimeve për rrezikun që Kosova ta humbë të drejtën e organizimi të Lojërave Mesdhetare. Mosrealizimi i këtij takimi në Athinë, shton paqartësitë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, ndërsa nga institucionet përgjegjëse priten sqarime dhe hapa konkretë për përmbushjen e obligimeve.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

31 vjeçari shqiptar me 7 identitete bie në prangat e policisë gjermane

31 vjeçari shqiptar me 7 identitete bie në prangat e policisë gjermane

LEX | “Disa lëndë bëhen pjesë e ndërgjegjes kur rrezikohet klienti” – Avokati Besnik R.Berisha në mbrojtje të Hasanit në rastin e 83 kg heroinë

LEX | “Disa lëndë bëhen pjesë e ndërgjegjes kur rrezikohet klienti” – Avokati Besnik R.Berisha në mbrojtje të Hasanit në rastin e 83 kg heroinë

Deputeti i Vetëvendosjes fotografohet duke pirë duhan në ambiente ku ndalohet me ligj

Deputeti i Vetëvendosjes fotografohet duke pirë duhan në ambiente ku ndalohet me ligj