Në kuadër të takimit të liderëve të Iniciativës Rajonale Brdo-Brijuni, i cili po mbahet në Ohër, presidentja Justina Shiroka Pula, ka takuar homologen e saj të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.

Sipas njoftimit zyrtar, dy presidentet kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i mirë ndërmjet dy vendeve dhe dinamika pozitive e marrëdhënieve politike, diplomatike dhe ekonomike. Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe përkrahjen reciproke në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale. Në këtë kontekst, Presidentja vlerësoi rritjen e shkëmbimeve tregtare, përmirësimin e bilancit tregtar dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e ZPRK-së.





