Kryesia e Kuvendit mblidhet më 1 dhjetor, në rend dite interpelanca me Kurtin për dialogun me ShBA-në

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të martën, më 1 dhjetor 2026, duke filluar nga ora 13:00, në sallën C-301.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës, e cila përmban gjithsej 19 pika.

Ndër çështjet kryesore që pritet të trajtohen janë votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare me Francën, përfshirë marrëveshjen për ekstradim dhe atë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale.

Po ashtu, në rend dite janë edhe projektligjet për ratifikimin e Konventës së Lubjanës-Hagës për bashkëpunim ndërkombëtar në hetimin dhe ndjekjen e krimeve ndërkombëtare, si dhe dy marrëveshje kredie për përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe një sërë projektligjesh që lidhen me sistemin e drejtësisë, përfshirë rekrutimin, vlerësimin e performancës dhe përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe ndryshimet në ligjet për Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Një nga pikat me interes politik është edhe interpelanca me kryeministrin Albin Kurti lidhur me suspendimin e dialogut strategjik Kosovë-SHBA, përgjegjësinë politike të Qeverisë dhe, siç thuhet në kërkesë, cenimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në rend dite janë gjithashtu rishqyrtimi i Ligjit për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës, raporti financiar vjetor i buxhetit për vitin 2025, Raporti për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2025 dhe raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Mbledhja do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuven

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Kuvendi i Prishtinës miraton vendimin për mbështetje financiare për fëmijët dhe të rriturit me autizëm dhe sindromën Down

Kuvendi i Prishtinës miraton vendimin për mbështetje financiare për fëmijët dhe të rriturit me autizëm dhe sindromën Down

Raportimi për aferën financiare, Agim Bahtiri i Vetëvendosjes humb rastin kundër Insajderit në KMShK

Raportimi për aferën financiare, Agim Bahtiri i Vetëvendosjes humb rastin kundër Insajderit në KMShK

Shiroka Pula kërkon mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Shiroka Pula kërkon mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kryesia e Kuvendit mblidhet më 1 dhjetor, në rend dite interpelanca me Kurtin për dialogun me ShBA-në | Momenti