Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Gjatë takimit është riafirmuar partneriteti i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, ndërsa është vlerësuar mbështetja e vazhdueshme e shtetit gjerman për Kosovën.
Presidentja Shiroka Pula ka shprehur mirënjohje për kontributin e Gjermanisë në periudhat e ndryshme të përpjekjeve të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të kësaj mbështetjeje në procesin e integrimit euroatlantik.
Në fokus të diskutimeve ka qenë edhe diaspora shqiptare në Gjermani, e cila është vlerësuar si një urë e rëndësishme lidhëse ndërmjet dy vendeve dhe si faktor në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Shiroka Pula dhe Rudolph kanë diskutuar gjithashtu për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët dhe avancimin e mëtejshëm të partneritetit Kosovë–Gjermani.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
Burimi: Sinjali




