Presidentja për 28 Nëntorin: Flamuri na bashkon përtej kufijve shtetërorë

Presidentja për 28 Nëntorin: Flamuri na bashkon përtej kufijve shtetërorë

Presidentja për 28 Nëntorin: Flamuri na bashkon përtej kufijve shtetërorë

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, duke thënë se 28 Nëntori është dita kur historia, krenaria dhe identiteti kombëtar marrin kuptim të veçantë.

Sponsor 3M Express

Më 1912, në Vlorë, Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi dhe shpalli Shqipërinë të lirë e të pavarur. Një akt historik që kurorëzoi përpjekjet dhe sakrificën e brezave që luftuan për lirinë e atdheut. Sot, flamuri me shqiponjën dykrenare valëvitet me krenari kudo ku jetojnë shqiptarët. Ai na bashkon përtej kufijve shtetërorë dhe na kujton rrënjët, gjuhën, historinë dhe identitetin që na lidh përgjithmonë”.

Shiroka-Pula nderoi sakrificën e atyre që luftuan dhe sakrifikuan për këtë ditë.

“Krenari për flamurin që na bashkon. Përgjegjësi për ta ruajtur dhe përcjellë këtë trashëgimi te brezat që vijnë. Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë!”.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Kroacia do t’i angazhojë deri në 200 ushtarë në KFOR

Kroacia do t’i angazhojë deri në 200 ushtarë në KFOR

Kurti për 28 Nëntorin: Qindra telegrame paraprinë shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

Kurti për 28 Nëntorin: Qindra telegrame paraprinë shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

Rob Lowe pretendon se regjisori Tony Richardson i inkurajoi aktorët të bënin seks: Ishte një botë tjetër

Rob Lowe pretendon se regjisori Tony Richardson i inkurajoi aktorët të bënin seks: Ishte një botë tjetër