Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka dekoruar gjeneralin amerikan Steven Osborn, Adjutant të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowas, me Medaljen Presidenciale Ushtarake të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të Presidencës, dekorata iu nda në shenjë mirënjohjeje për lidershipin e tij të shquar, kontributin në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, si dhe për forcimin e partneritetit ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e këtij partneriteti, i cili gjatë pesëmbëdhjetë viteve ka kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, përmes trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.
Ajo shprehu mirënjohje për përkushtimin e gjeneralit Osborn dhe mbështetjen e tij për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.
Shiroka Pula theksoi se partneriteti me SHBA-të është strategjik për Kosovën dhe është ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta.
Presidentja potencoi se kjo miqësi dhe ky partneritet do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen.
Burimi: RTKLive




