Prej korrikut nuk dihet asgjë për të, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e Xhafer Raqit

Prej korrikut nuk dihet asgjë për të, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e Xhafer Raqit

Prej korrikut nuk dihet asgjë për të, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e Xhafer Raqit

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raqit, i lindur në vitin 1948, i cili është raportuar i zhdukur më 2 korrik 2026 në Prishtinë.

Sponsor 3M Express

Sipas Policisë, rasti është raportuar në Stacionin Policor Qendra, ndërsa që nga ajo kohë janë ndërmarrë veprime të shumta hetimore dhe operative për lokalizimin e tij, në koordinim me prokurorinë kompetente, Njësitin për Kërkim-Shpëtim të FSK-së dhe në bashkëpunim me familjarët.

Gjatë hetimeve janë intervistuar persona që mund të kenë informacione të rëndësishme, janë verifikuar hyrje-daljet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës dhe janë kryer kërkime në zonat që i zhdukuri i frekuentonte zakonisht.

Po ashtu, Policia ka analizuar dhe verifikuar informacione të ndryshme lidhur me lëvizjet dhe vendndodhjen e mundshme të tij.

Megjithatë, pavarësisht angazhimit të institucioneve, Xhafer Raqi ende nuk është gjetur. Me autorizimin e prokurorit të Shtetit, Policia u është drejtuar qytetarëve për ndihmë në lokalizimin e tij.

Të gjithë ata që kanë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, ftohen ta kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin emergjent 192 ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.

Policia thekson se çdo informacion, sado i vogël të duket, mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e 78-vjeçarit dhe për të ndihmuar familjen e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pierre Moscovici dorëhiqet nga Gjykata Evropiane e Auditorëve

Pierre Moscovici dorëhiqet nga Gjykata Evropiane e Auditorëve

Nga viti 2027, ndryshojnë çmimet e ujit në Kosovë

Nga viti 2027, ndryshojnë çmimet e ujit në Kosovë

FSK-ja organizon ushtrimin “Digital Siege 2026” për sigurinë kibernetike

FSK-ja organizon ushtrimin “Digital Siege 2026” për sigurinë kibernetike