Prangoset në Francë shoferi shqiptar, iu gjet substanca që e kishte fshehur në kamion

Prangoset në Francë shoferi shqiptar, iu gjet substanca që e kishte fshehur në kamion

Prangoset në Francë shoferi shqiptar, iu gjet substanca që e kishte fshehur në kamion

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet franceze, pasi në kamionin që drejtonte u gjetën dhe u sekuestruan 114.6 kilogramë kokainë.

Sponsor 3M Express

Forcat e rendit kanë realizuar një operacion të rëndësishëm në pikën e pagesës së autostradës në Arles, gjatë natës nga 18 deri më 19 nëntor. Doganierët ndaluan një kamion mallrash për kontroll rutinë. Shoferi ishte një burrë me shtetësi shqiptare, i cili drejtonte një kamion me targa italiane. Ai transportonte mallra për një kompani të madhe të shitjes me pakicë.

Gjatë kontrollit të automjetit, forcat e rendit gjetën një ngarkesë të fshehur droge.

Shoferi kishte fshehur një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, në mbajtësen e bobinave të kamionit, e cila shërben për stabilizimin e ngarkesës. Gjithsej, doganierët sekuestruan 114.6 kilogramë kokainë, shkruan media franceze La Provence, transmeton Klankosova.tv.

Pas arrestimit, shoferi iu dorëzua Zyrës Kundër Narkotikëve të Policisë Gjyqësore (Ofast), në Marsejë, përpara se të dërgohej në paraburgim në pritje të paraqitjes para gjykatës.

Gjatë marrjes në pyetje, 50 vjeçari ka mohuar veprat për të cilat akuzohet. Ai pretendon se 114.6 kilogramët e kokainës ishin vendosur në kamionin e tij pa dijeninë e tij dhe se nuk kishte pasur asnjë njohuri për mallin e fshehur në mbajtësen e bobinave para kontrollit të kryer nga doganierët.

Sipas mediave franceze, ai nuk ka precedentë penalë dhe deri më tani nuk ka qenë i njohur për drejtësinë franceze.

Shoferi, 50 vjeç, do të gjykohet për posedim, transport dhe importim të lëndëve narkotike, si dhe për veprën doganore të transportimit të mallrave të ndaluara. Ai do të paraqitet para Gjykatës së Tarasconit, në kuadër të procedurës së gjykimit të menjëhershëm, të martën, më 24 nëntor.

Lexo edhe

Një person fiton 47.14 milionë franga në Swiss Lotto

Një person fiton 47.14 milionë franga në Swiss Lotto

Zjarr në një banesë në orët e para të mëngjesit në Ferizaj, evakuohen banorët – lëndohet një zjarrfikës

Zjarr në një banesë në orët e para të mëngjesit në Ferizaj, evakuohen banorët – lëndohet një zjarrfikës

“Më të bukurat gërma”, Kryeministri Rama uron shqiptarët për Ditën e Alfabetit

“Më të bukurat gërma”, Kryeministri Rama uron shqiptarët për Ditën e Alfabetit