Portugalia fiton ndaj Uellsit dhe siguron vendin e parë

Portugalia fiton ndaj Uellsit dhe siguron vendin e parë

Portugalia fiton ndaj Uellsit dhe siguron vendin e parë

Ndeshja ka qenë e pasur me gola dhe emocione. Bruno Fernandes e ka kaluar Portugalinë në epërsi në minutën e njëmbëdhjetë, por Uellsi ka barazuar vetëm dy minuta më vonë përmes David Brooks.

Vendasit kanë arritur ta përmbysin rezultatin në minutën e dyzet, kur Sorba Thomas ka shënuar për 2:1. Megjithatë, Portugalia ka reaguar para përfundimit të pjesës së parë, me Pedro Neto që ka barazuar shifrat.

Sponsor 3M Express

Golin e fitores për Portugalinë e ka realizuar Carlos Forbs në minutën e shtatëdhjetë, duke shënuar golin e tij të parë me ekipin përfaqësues. Portugalia ka mbetur me dhjetë futbollistë në minutën e shtatëdhjetë e dytë, pasi Pedro Neto është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.

Me këtë fitore, Portugalia e mbyll grupin në vendin e parë dhe siguron një vend në çerekfinale. Ndërkohë, Uellsi, që e kishte siguruar më herët vendin e fundit, do të luajë në “play off” për qëndrimin në Ligën A/B.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Jensen Huang shpreh gatishmërinë për t’u rikthyer në krye të Nvidia-s: Do të ishte nder për mua

Jensen Huang shpreh gatishmërinë për t’u rikthyer në krye të Nvidia-s: Do të ishte nder për mua

Kompletohen të gjitha vazot për kualifikueset e “Euro 2028”: Nuk ka përballje mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kompletohen të gjitha vazot për kualifikueset e “Euro 2028”: Nuk ka përballje mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ilir Krasniqi: Kartoni ndryshoi të gjithën, kemi nevojë për përmirësime

Ilir Krasniqi: Kartoni ndryshoi të gjithën, kemi nevojë për përmirësime