Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, operacioni po zhvillohet në bazë të një urdhërese të gjykatës.
Në këtë aksion, Policia e Kosovës është duke bashkëpunuar me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe institucionet e tjera relevante.

Policia ka bërë të ditur se detaje të tjera lidhur me operacionin do të publikohen gjatë ditës.
Burimi: RTKLive




