Policia shkon ta hetojë një vjedhje në Prizren, gjen edhe marihuanë në shtëpinë e 22-vjeçarit – ky është i dyshuari

Një rast vjedhjeje në Prizren ka çuar Policinë në shtëpinë e një 22-vjeçari, ku gjatë kontrollit janë gjetur jo vetëm sende të vjedhura, por edhe substancë e dyshuar narkotike. Zbulimi ka bërë që ndaj të riut të nisin hetime edhe për posedim të paautorizuar të drogës, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur të hënën, më 9 nëntor, rreth orës 10:00, në rrugën “Fadil Balaj” në Prizren.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari është Trimlind Ymeri (22), në shtëpinë e të cilit kanë shkuar zyrtarët policorë pas pranimit të informacioneve që e lidhnin me një rast vjedhjeje.

Gjatë kontrollit, policët kanë gjetur sende të raportuara si të vjedhura, ndërsa kanë zbuluar edhe një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Substanca e gjetur ka rezultuar të peshojë 3.49 gramë dhe është sekuestruar si provë materiale.

Pas zbulimit të narkotikut, në vendngjarje janë angazhuar edhe hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, të cilët kanë marrë përsipër trajtimin e kësaj pjese të rastit.

Për ngjarjen është njoftuar Prokuroria, e cila ka udhëzuar që, pas intervistimit, ndaj 22-vjeçarit të vazhdojnë hetimet në procedurë të rregullt për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Luana Vjollca rikthehet në Top Channel, zbulohet formati dhe kur nis

Luana Vjollca rikthehet në Top Channel, zbulohet formati dhe kur nis

Një nga divorcet më të shtrenjta në histori? Bashkëshortja e shefit të Nvidia-s mund të marrë gjysmën e pasurisë së tij

Një nga divorcet më të shtrenjta në histori? Bashkëshortja e shefit të Nvidia-s mund të marrë gjysmën e pasurisë së tij

Rasti i Arlinda Zekajt, javën e ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve në komisionin hetimor parlamentar

Rasti i Arlinda Zekajt, javën e ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve në komisionin hetimor parlamentar

Policia shkon ta hetojë një vjedhje në Prizren, gjen edhe marihuanë në shtëpinë e 22-vjeçarit – ky është i dyshuari | Momenti