Policia shkon për dhunë në familje në Prishtinë, gjen marihuanë në banesë – 22-vjeçarja pranon se droga është e saj

Një intervenim i Policisë për një rast të raportuar të dhunës në familje në Prishtinë ka marrë një rrjedhë tjetër, pasi zyrtarët policorë kanë zbuluar substancë të dyshuar narkotike në banesën ku kishin shkuar për ta trajtuar rastin, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, më 9 nëntor, rreth orës 04:00, në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gjatë intervenimit në banesë, zyrtarët policorë kanë hasur në një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila pas matjes ka rezultuar të peshojë 8.31 gramë.

Burimet bëjnë të ditur se Olta Sejdiu (22) ka deklaruar para zyrtarëve policorë se substanca narkotike i përkiste asaj.

Në banesë ndodhej edhe një person tjetër, i cili është intervistuar nga Policia në cilësinë e dëshmitarit.

Pas konsultimit me Prokurorinë, ndaj 22-vjeçares është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

Substanca e dyshuar narkotike është sekuestruar, ndërsa e dyshuara është liruar dhe rasti ndaj saj do të trajtohet në procedurë të rregullt.

/Gazeta Sinjali/

Shënim. I akuzuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Gjermani: 82% thonë se Gjenerata Z lihet pa vëmendje

Gjermani: 82% thonë se Gjenerata Z lihet pa vëmendje

Në Cyrih përkujtohen heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 37-vjetorin e rënies

Në Cyrih përkujtohen heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 37-vjetorin e rënies

LSDM: Nuk po përhapim panik, kemi paralajmëruar për “Alta Bankën” që nga dhjetori, qeveria është në panik

LSDM: Nuk po përhapim panik, kemi paralajmëruar për “Alta Bankën” që nga dhjetori, qeveria është në panik