Në Cyrih përkujtohen heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 37-vjetorin e rënies

Në Cyrih përkujtohen heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 37-vjetorin e rënies

Në Cyrih përkujtohen heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 37-vjetorin e rënies

Në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih, më 8 nëntor 2026, u mbajt një manifestim përkujtimor kushtuar jetës, veprës dhe sakrificës së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në 37-vjetorin e rënies së tyre.

Sponsor 3M Express

Manifestimi nisi me intonimin e himneve dhe një minutë heshtje në nderim të të rënëve për lirinë e Kosovës.

Të pranishmit i përshëndeti Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, Vigan Berisha, ndërsa për jetën, veprimtarinë dhe kontributin kombëtar të dy heronjve folën Fatmir Brajshori, Arben Krasniqi dhe Sali Sefa. Në emër të Klubit Politik “Afrim Zhitia” foli Ragip Shala.

Në emër të familjeve të heronjve, fjalë rasti mbajtën Selami Neziri, nga familja Fazliu, dhe Sadete Zhitia, motra e heroit Afrim Zhitia, shkruan Telegrafi.

Programi përkujtimor u shoqërua me recitime poetike nga Flora Tefa, interpretimin e një poezie të shkruar nga heroi Bahri Fazliu, nga Ramadan Morina, si dhe me një pikë artistike të prezantuar nga Flutura Bytyqi. Manifestimi u drejtua nga Ramadan Morina.

Në përmbyllje, Konsulli i Republikës së Kosovës, Avni Zejnullahu, i dhuroi një buqetë me lule nënës Qamë.

Përmes këtij manifestimi, bashkatdhetarët në Zvicër nderuan kujtimin e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, duke rikujtuar sakrificën dhe kontributin e tyre në rrugën e Kosovës drejt lirisë./Telegrafi/

Lexo edhe

Trump pranon gabimet: Deportimet ishin tepër të ashpra

Trump pranon gabimet: Deportimet ishin tepër të ashpra

Ymeri e LDK-së: Pas 152 vjetësh, në Kosovë ndërpritet qarkullimi i trenave

Ymeri e LDK-së: Pas 152 vjetësh, në Kosovë ndërpritet qarkullimi i trenave

Aleatët e G7 diskutojnë në Paris ndikimin e humbjes së Trumpit në zgjedhjet afatmesme

Aleatët e G7 diskutojnë në Paris ndikimin e humbjes së Trumpit në zgjedhjet afatmesme