Policia parandalon kontrabandën në veri, tregon çka gjetën

Policia parandalon kontrabandën në veri, tregon çka gjetën

Policia parandalon kontrabandën në veri, tregon çka gjetën

Policia e Kosovës ka parandaluar dy raste të dyshuara të kontrabandimit me mallra në Leposaviq, gjatë kontrolleve të zhvilluara të hënën në dy lokacione të ndryshme.

Sponsor 3M Express

Rasti i parë është regjistruar rreth orës 16:30 në fshatin Kamen, ku policia ka ndaluar një autobus pas informacioneve se në bagazhin e tij mund të kishte mallra të dyshimta.

Gjatë kontrollit janë gjetur 12 paketa me cigare të llojeve të ndryshme, secila me nga 50 boksa. Shoferi ka deklaruar se cigaret i kishte blerë në Mitrovicë, por pas verifikimit nga inspektorët e Agjencisë Tatimore të Kosovës është konstatuar se për to nuk kishte dokumentacion valid.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, ndaj shoferit është iniciuar rast penal për veprën penale “Tregti e ndaluar”. Ndërkohë, inspektorët do ta trajtojnë sipas procedurave edhe lokalin në Mitrovicë, prej nga dyshohet se janë blerë cigaret.

Rasti i dytë është evidentuar rreth orës 20:00 në fshatin Mihaliq të Leposaviqit, ku policia ka ndaluar dy automjete për kontroll.

Në to janë gjetur cigare, pije alkoolike, detergjente dhe mallra të tjera, për të cilat dyshohet se nuk kishin dokumentacionin përkatës. Me udhëzim të prokurorit, mallrat janë dërguar në Doganën e Kosovës për trajtim të mëtejmë ligjor. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Jensen Huang shpreh gatishmërinë për t’u rikthyer në krye të Nvidia-s: Do të ishte nder për mua

Jensen Huang shpreh gatishmërinë për t’u rikthyer në krye të Nvidia-s: Do të ishte nder për mua

Kompletohen të gjitha vazot për kualifikueset e “Euro 2028”: Nuk ka përballje mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kompletohen të gjitha vazot për kualifikueset e “Euro 2028”: Nuk ka përballje mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ilir Krasniqi: Kartoni ndryshoi të gjithën, kemi nevojë për përmirësime

Ilir Krasniqi: Kartoni ndryshoi të gjithën, kemi nevojë për përmirësime