Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë të mërkurës një burrë ishte dërguar pa shenja jete në Qendërn Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.
Sipas raportit 24-orësh, vdjekjen e viktimës e kanë konfirmuar ekipet mjekësore teksa Policia ka nisur hetimet.

“Rr. Fazli Grajqevci, Skenderaj 28.10.2026 – 22:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, me auto-ambulancë ishte sjellë në QKMF Skenderaj pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.
Burimi: Dukagjini




