Policia nis fushatën kundër dhunës në familje: “Mos hesht, raporto!”

Policia nis fushatën kundër dhunës në familje: “Mos hesht, raporto!”

Policia nis fushatën kundër dhunës në familje: “Mos hesht, raporto!”

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Policia ka bërë thirrje që dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore të mos trajtohen si çështje private, por si shkelje të të drejtave të njeriut dhe vepra të dënueshme me ligj.

Gjatë 16 ditëve të fushatës, zyrtarët policorë në të gjitha drejtoritë rajonale do të zhvillojnë aktivitete parandaluese dhe vetëdijesuese, përfshirë shpërndarjen e materialeve informuese, takime me komunitetin dhe aktivitete të përbashkëta me institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile.

Sponsor 3M Express

Policia ka theksuar se rastet e dhunës do të vazhdojnë të trajtohen me prioritet, duke garantuar mbrojtje dhe trajtim me dinjitet për viktimat.

Po ashtu, u është bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast apo dyshim për dhunë.

Rastet mund të raportohen në numrin emergjent 192, përmes linjës anonime dhe konfidenciale 0800 19999 ose aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

“Dhuna në familje nuk është një çështje private – mos hesht, raporto!”, thuhet në apelin e Policisë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kurti: Serbia ta arrestojë dhe dorëzojë terroristin Radojiçiq

Kurti: Serbia ta arrestojë dhe dorëzojë terroristin Radojiçiq

Hapet për qarkullim segmenti i rrugës “Jim Xhema” që lidhet me Rrugën A

Hapet për qarkullim segmenti i rrugës “Jim Xhema” që lidhet me Rrugën A

Gërvalla diskuton me nxënësit për parandalimin e dhunës me bazë gjinore

Gërvalla diskuton me nxënësit për parandalimin e dhunës me bazë gjinore