Një pritje zyrtare u zhvillua sot pranë Selisë së Shenjtë, me rastin e 35-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Vatikanit.

Pritja u organizua gjithashtu në nder të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, dhe u drejtua nga ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangaj.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin zyrtarë të lartë të Selisë së Shenjtë, ministri i Jashtëm shqiptar, Ferit Hoxha, si dhe personalitete të ndryshme, raporton TV Klan.
Gjatë pritjes, ambasadorja Frangaj vuri në pah marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy shteteve ndër vite.
Ndërkaq, ministri Hoxha theksoi se, në prag të 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Vatikani ka qenë gjithmonë një mik i rëndësishëm i vendit.
Ceremonia u mbajt në Romë, ku u prezantua edhe një pullë postare përkujtimore. /Klankosova.tv





