Policia në rajonin e Gjilanit shqipton 1 mijë e 498 gjoba për një javë, 38 shoferëve u ndalohet drejtimi i automjeteve

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka shqiptuar 1 mijë e 498 gjoba për kundërvajtje në trafik gjatë periudhës 30 tetor – 5 nëntor 2026.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, gjatë kësaj periudhe janë hetuar shtatë aksidente trafiku me dëme materiale dhe 14 aksidente me persona të lënduar.

Ndërkaq, 41 shoferë janë gjobitur për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, ndërsa po aq për mosvendosje të rripit të sigurisë.

Gjatë aktiviteteve policore, 38 ngasësve u është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike.

Policia Rajonale e Gjilanit u ka bërë apel shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut, të ulin shpejtësinë, të mos përdorin telefonin gjatë vozitjes dhe të vendosin rripin e sigurisë.

Po ashtu, ka kërkuar kujdes të shtuar ndaj këmbësorëve dhe respektim të sinjalistikës rrugore dhe semaforëve. /Telegrafi/

Lexo edhe

Trump për vazhdimin e luftës kundër Iranit: Do ta mësoni së shpejti

Trump për vazhdimin e luftës kundër Iranit: Do ta mësoni së shpejti

Arrestohet 64-vjeçari nga Kosova në Gjermani, dyshohet se ngacmoi seksualisht dy gra në një dyqan

Arrestohet 64-vjeçari nga Kosova në Gjermani, dyshohet se ngacmoi seksualisht dy gra në një dyqan

Kosova në futsall përballet me dy herë kampionen e Evropës, Italia vjen në Prishtinë për sfidën e madhe

Kosova në futsall përballet me dy herë kampionen e Evropës, Italia vjen në Prishtinë për sfidën e madhe