Policia ndalon një veturë në mes të natës në Gjilan – tre të rinj kapen me marihuanë, mes tyre një 18-vjeçare

Një kontroll policor në orët e para të mëngjesit të së hënës në Gjilan ka përfunduar me zbulimin e një sasie të dyshuar marihuane në një veturë ku ndodheshin tre të rinj. Të dyshuarit kanë deklaruar se substanca u përkiste të gjithëve dhe se e kishin për përdorim personal, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 02:30, në rrugën e Kamenicës, patrullat policore kanë ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit kanë gjetur një qese me 12.04 gramë substancë të dyshuar marihuanë, si dhe një cigare të mbushur me 1.36 gramë të së njëjtës substancë.

Sasia e përgjithshme e substancës së gjetur ishte 13.40 gramë.

Në këtë rast janë identifikuar si të dyshuar Arijanit Amidi, i lindur në vitin 2003, Geldon Bajrami, i lindur në vitin 2000, dhe B.N., e lindur në vitin 2008.

Gjatë intervistimit, sipas informacioneve të siguruara, të tre kanë deklaruar se marihuana ishte e përbashkët dhe e destinuar për përdorim personal.

Substanca i është nënshtruar testit fushor, i cili ka rezultuar pozitiv për narkotikë.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është vendosur që rasti të iniciohet sipas nenit 267 të Kodit Penal, ndërsa të tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Hidhet poshtë versioni zyrtar, sipas ekspertit mjeko-ligjor Epstein u vra

Hidhet poshtë versioni zyrtar, sipas ekspertit mjeko-ligjor Epstein u vra

Nora i jep përgjigje Arlindës: Unë jam..(VIDEO)

Nora i jep përgjigje Arlindës: Unë jam..(VIDEO)

Pëlqimi për Norën nuk shuhet, Arlinda nuk dorëzohet: S’heki dorë

Pëlqimi për Norën nuk shuhet, Arlinda nuk dorëzohet: S’heki dorë