Policia ndalon nëntë shoferë brenda 24 orëve

Policia ndalon nëntë shoferë brenda 24 orëve

Policia ndalon nëntë shoferë brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë privuan nga liria nëntë shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit penal. Prej tyre, gjashtë persona kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: A.S. (46), M.R. (26) dhe Z.S. (26), të gjithë nga Shkupi, A.M. (27) nga fsh. Nikishtan, rrethina e Shkupit, G.T. (56) nga fsh. Podles, Komuna e Gradskos dhe A.K. (28) nga fsh. Drenovë, rrethina e Kavadarit i cili ishte edhe nën ndikimin e alkoolit.

Sponsor 3M Express

Dy shoferë kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit: G.J. (49) nga Koçani dhe M.S. (35) nga Kumanova. Ndërsa D.S. (21) nga Kriva Pallanka ka drejtuar automjet edhe përkundër masës aktive të ndalimit për drejtimin e automjetit motorik.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.

U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit dhe të kontribuojmë të gjithë së bashku për siguri më të madhe në rrugë.

Lexo edhe

Media italiane i kushton vëmendje vërshëllimave gjatë himnit të Izraelit në Prishtinë, i lidh me situatën në Gaza

Media italiane i kushton vëmendje vërshëllimave gjatë himnit të Izraelit në Prishtinë, i lidh me situatën në Gaza

Shiroka Pula në Ballon e Marinsave Amerikanë: SHBA-ja është shumë më tepër se një aleat strategjik për Kosovën

Shiroka Pula në Ballon e Marinsave Amerikanë: SHBA-ja është shumë më tepër se një aleat strategjik për Kosovën

Rusia kërkon tërheqjen e trupave të NATO-s nga krahu lindor, përfshirë Poloninë dhe vendet baltike

Rusia kërkon tërheqjen e trupave të NATO-s nga krahu lindor, përfshirë Poloninë dhe vendet baltike