Policia kryen 33 arrestime: Nxënëset “merreshin me taksi, drogoheshin dhe përdhunoheshin nëpër festa”

Më shumë se 30 persona janë arrestuar nën dyshimin si pjesë e një grupi të shfrytëzimit seksual të të miturve (child grooming gang), i cili dyshohet se grumbullonte dhe përdhunonte nxënëse shkollash, transmeton klankosova.tv.

Sponsor 3M Express

Policia beson se viktimat merreshin me taksi dhe dërgoheshin në “festa”, ku u jepej alkool dhe drogë përpara se të abuzoheshin seksualisht nga grabitqarët që i prisnin aty.

Sipas Daily Mail, prindërit janë paralajmëruar që të tregohen vigjilentë mes shqetësimeve se fëmijët po joshen dhe manipulohen nga ky rrjet.

Policia e Hampshire konfirmoi mbrëmjen e së premtes se ka arrestuar 33 persona dhe ka sekuestruar më shumë se 80 telefona celularë, si pjesë e një “hetimi gjithëpërfshirës” disajavor.

Detajet e operacionit ishin mbajtur të fshehta më parë, ndërsa oficerët po ngushtonin rrethin rreth të dyshuarve.

Deri më tani, dy burra janë akuzuar zyrtarisht për vepra penale seksuale ndaj fëmijëve në kuadër të këtij hetimi.

Lexo edhe

“Më pak se 3 metra katrorë gjelbërim për banor në Prishtinë”

“Më pak se 3 metra katrorë gjelbërim për banor në Prishtinë”

Kosova në finalen e Lojërave Mesdhetare të Esportit, sonte përballet me Serbinë

Kosova në finalen e Lojërave Mesdhetare të Esportit, sonte përballet me Serbinë

Pas 27 vjetësh, rivarroset në Mitrovicë Adem Ademi, njëri nga intelektualët e zhdukur gjatë luftës

Pas 27 vjetësh, rivarroset në Mitrovicë Adem Ademi, njëri nga intelektualët e zhdukur gjatë luftës