Policia konfiskon tri armë në Han të Elezit, nisin hetimet ndaj një 47-vjeçari

Policia konfiskon tri armë në Han të Elezit, nisin hetimet ndaj një 47-vjeçari

Policia konfiskon tri armë në Han të Elezit, nisin hetimet ndaj një 47-vjeçari

Policia e Kosovës ka konfiskuar tri armë gjatë një bastisjeje në një shtëpi në Rezhanë të Hanit të Elezit, ndërsa ndaj një 47-vjeçari është iniciuar rast penal për posedim të paautorizuar të armëve.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të policisë, bastisja është kryer më 28 tetor, rreth orës 19:30, në kuadër të hetimeve për një rast të sulmit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit me inicialet A.B., janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie dhe një pushkë ajrore, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë verifikimit, policia ka konstatuar se lejet për armët e zjarrit kishin skaduar më 24 shtator, transmeton Klankosova.tv.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Lexo edhe

Aksion në disa lokacione në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë – nën hetim një spital privat dhe punonjës të Fondit Shëndetësor

Aksion në disa lokacione në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë – nën hetim një spital privat dhe punonjës të Fondit Shëndetësor

Kokainë dhe armë automatike në një banesë në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Kokainë dhe armë automatike në një banesë në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

12 serialet që ia vlen të ndiqni gjatë nëntorit, nga Blade Runner 2099 te The Greatest

12 serialet që ia vlen të ndiqni gjatë nëntorit, nga Blade Runner 2099 te The Greatest

Policia konfiskon tri armë në Han të Elezit, nisin hetimet ndaj një 47-vjeçari | Momenti