Policia dhe OSBE-ja mbajnë tryeza për sigurinë në shkolla në katër komuna të Kosovës

Policia dhe OSBE-ja mbajnë tryeza për sigurinë në shkolla në katër komuna të Kosovës

Policia dhe OSBE-ja mbajnë tryeza për sigurinë në shkolla në katër komuna të Kosovës

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Kosovë, ka organizuar tryeza diskutimi me moton “Siguria në shkolla”, me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe dhunës në institucionet arsimore.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë, aktivitetet janë realizuar nga 23 shtatori deri më 22 tetor 2026, në kuadër të angazhimeve të Divizionit të Policimit në Bashkësi dhe Sektorit për Parandalimin e Delikuencës së të Miturve.

Tryezat janë mbajtur në Prishtinë, Prizren, Gjilan dhe Pejë, duke përfshirë këshillat e nxënësve dhe prindërve, mësimdhënësit, përfaqësuesit komunalë të arsimit, anëtarë të komunitetit dhe zyrtarë policorë.

Diskutimet janë përqendruar në parandalimin e dhunës në shkolla, raportimin e menjëhershëm të rasteve dhe hartimin e rekomandimeve për adresimin e këtyre çështjeve.

Policia ka bërë të ditur se rekomandimet e pranuara nga pjesëmarrësit do të analizohen dhe do të zbatohen në vazhdimësi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Gjermania arreston ukrainasin e dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë

Gjermania arreston ukrainasin e dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë

Melania Trump siguron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin e pushtuar Oleshky

Melania Trump siguron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin e pushtuar Oleshky

Gati për një hap të ri? Zbuloni konkurset e javës

Gati për një hap të ri? Zbuloni konkurset e javës