Policia bullgare ka arrestuar 19 vjeçarin H.D nga Shkupi mbi dyshimet se i janë gjetur rreth 100 mijë euro të falsifikuara.

Para hetuesisë Dardhishta ka deklaruar se nuk e dinte që paratë janë të falsifikuara.
Nga prokuroria kanë bërë të ditur se ai kishte hyrë për një kohë të shkurtër në Turqi, ku kishte veshur xhaketën në astarin e së cilës ishin qepur kartëmonedhat e falsifikuara euro.
Gjatë kontrollit në kufi, ai ishte dukur i shqetësuar, ishte mbështetur fort pas ulëses dhe kishte shikuar drejt tavanit të automjetit.
Pas arrestimit të tij, në telefonin celular iu gjetën një numër i konsiderueshëm fotografish të kartëmonedhave të ngjashme të falsifikuara, të realizuara më herët gjatë vitit.
Në disa prej fotografive shfaqej edhe vetë ai.
Avokati i tij kërkoi një masë më të butë sigurie – garanci financiare, duke u bazuar në faktin se i riu nuk kishte precedentë penalë dhe në moshën e tij të re.
Megjithatë, gjykata vendosi ta mbajë në paraburgim, për shkak të dyshimit të bazuar se ai e kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohet, si dhe rrezikut të arratisjes nëse do të zbatohej një masë më e butë.




