Policia apelon tek qytetarët: Kujdes me blerjet online- mos ndani të dhënat bankare

Policia apelon tek qytetarët: Kujdes me blerjet online- mos ndani të dhënat bankare

Policia apelon tek qytetarët: Kujdes me blerjet online- mos ndani të dhënat bankare

Policia e Kosovës, ka bërë thirrje te qytetarët që të kenë kujdes nga mashtrimet online gjatë shitjes së produkteve.

Sponsor 3M Express

Nga policia shtohet se, gjatë kohëve të fundit janë evidentuar raste kur persona të dyshuar kontaktojnë qytetarët që kanë publikuar produkte për shitje, paraqiten si blerës të interesuar dhe u dërgojnë linqe (vegëza) mashtruese, përmes të cilave kërkojnë të dhënat e kartelave bankare, kinse për realizimin e pagesës.

‘’Tregoni kujdes ndaj personave të panjohur që ju kontaktojnë dhe shprehin interesim për blerjen e produkteve tuaja; Mos hapni linqe (vegëza) të dyshimta që ju dërgohen nga blerësit e mundshëm; Mos plotësoni të dhënat e kartelës bankare në faqe apo linqe (vegëza) të dërguara nga persona të panjohur; Mos ndani numrin e kartelës bankare, datën e skadimit, kodin CVV/CVC apo kodet e konfirmimit bankar; Verifikoni çdo kërkesë për pagesë vetëm përmes kanaleve zyrtare të bankës ose platformës përkatëse; Nëse keni dhënë të dhënat bankare në ndonjë faqe të dyshimtë, kontaktoni menjëherë bankën për bllokimin e kartelës dhe rastin raportojeni në Policinë e Kosovës;’’, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Policia apelon:

KUJDES NGA MASHTRIMET ONLINE GJATË SHITJES SË PRODUKTEVE

Prishtinë, më 10 nëntor 2026

Policia e Kosovës apelon te qytetarët që të tregojnë kujdes gjatë shitjes së produkteve përmes platformave online.

Kohëve të fundit janë evidentuar raste kur persona të dyshuar kontaktojnë qytetarët që kanë publikuar produkte për shitje, paraqiten si blerës të interesuar dhe u dërgojnë linqe (vegëza) mashtruese, përmes të cilave kërkojnë të dhënat e kartelave bankare, kinse për realizimin e pagesës.

Për të mos rënë viktimë e këtyre mashtrimeve, rekomandohet:

Tregoni kujdes ndaj personave të panjohur që ju kontaktojnë dhe shprehin interesim për blerjen e produkteve tuaja;Mos hapni linqe (vegëza) të dyshimta që ju dërgohen nga blerësit e mundshëm;Mos plotësoni të dhënat e kartelës bankare në faqe apo linqe (vegëza) të dërguara nga persona të panjohur;Mos ndani numrin e kartelës bankare, datën e skadimit, kodin CVV/CVC apo kodet e konfirmimit bankar;Verifikoni çdo kërkesë për pagesë vetëm përmes kanaleve zyrtare të bankës ose platformës përkatëse;Nëse keni dhënë të dhënat bankare në ndonjë faqe të dyshimtë, kontaktoni menjëherë bankën për bllokimin e kartelës dhe rastin raportojeni në Policinë e Kosovës;

MBANI MEND:

PËR TË SHITUR ONLINE, NUK KENI NEVOJË TË ZBULONI TË DHËNAT E KARTELËS SUAJ BANKARE!

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur