Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik, mjegulla vështirëson qarkullimin në disa zona të Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te shoferët që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit rrugor, pas paraqitjes së mjegullës në disa pjesë të rajonit, e cila po shkakton kufizim të dukshmërisë.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë, mjegulla është paraqitur veçanërisht në zonat me pozitë më të ulët gjeografike, duke krijuar vështirësi për pjesëmarrësit në trafik.

Për të parandaluar aksidentet dhe për të rritur sigurinë në komunikacion, policia u ka bërë thirrje shoferëve që ta përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës.

Ndër rekomandimet e policisë janë përdorimi i dritave të shkurtra dhe atyre të mjegullës, mbajtja e distancës së sigurt ndërmjet automjeteve, shmangia e parakalimeve të panevojshme dhe kujdesi i shtuar në zonat pranë lumenjve, ku mjegulla mund të jetë më e dendur.

Po ashtu, shoferëve u është rekomanduar të shmangin përdorimin e dritave të gjata, pasi reflektimi i tyre në mjegull mund ta zvogëlojë edhe më shumë dukshmërinë.

Policia ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve. /Telegrafi/

Lexo edhe

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur

Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik, mjegulla vështirëson qarkullimin në disa zona të Ferizajt | Momenti