Policia apelon për kujdes në trafik gjatë sezonit dimëror në Mitrovicë

Policia apelon për kujdes në trafik gjatë sezonit dimëror në Mitrovicë

Policia apelon për kujdes në trafik gjatë sezonit dimëror në Mitrovicë

Në kuadër të këtij aktiviteti, zyrtarët policorë janë angazhuar në shpërndarjen e fletëpalosjeve informuese për shoferët, duke përcjellë mesazhe dhe këshilla për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në kushte të pafavorshme atmosferike.

Sipas njoftimit të Policisë, vëmendje e veçantë i kushtohet qarkullimit gjatë reshjeve të shiut dhe borës, pranisë së ngricave në rrugë dhe dukshmërisë së zvogëluar, të cilat mund të rrisin rrezikun për aksidente trafiku.

Sponsor 3M Express

Përmes kësaj fushate, shoferëve u bëhet thirrje që të mos tejkalojnë shpejtësinë e përshtatshme për kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e sigurisë dhe të tregojnë përgjegjësi të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve.

Në fund të njoftimit, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë e Jugut apelon te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë në sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Prangoset ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta – dyshohet se keqpërdori miliona dinarë

Prangoset ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta – dyshohet se keqpërdori miliona dinarë

Marrëdhënia Zidane-Mbappe shkakton polemika: heshtje në Madrid dhe tension brenda kampit francez

Marrëdhënia Zidane-Mbappe shkakton polemika: heshtje në Madrid dhe tension brenda kampit francez

Protestojnë taksistët në Tiranë- Bllokojnë sheshin, kërkojnë uljen e kostove dhe kufizimin e licencave

Protestojnë taksistët në Tiranë- Bllokojnë sheshin, kërkojnë uljen e kostove dhe kufizimin e licencave