Arrestohet një shtetas gjerman në Gjilan, i sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

Arrestohet një shtetas gjerman në Gjilan, i sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

Arrestohet një shtetas gjerman në Gjilan, i sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ka arrestuar një shtetas gjerman të identifikuar me inicialet L.S., i cili dyshohet për përfshirje në krim të organizuar dhe trafikim ilegal të armëve.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi i tij u krye nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pas një operacioni të kontrolluar në rajonin e Anamoravës.

“Si rezultat i hetimeve të përbashkëta, i dyshuari fillimisht është ndaluar në rajonin e Gjilanit, ku pas ndalimit, automjeti me të cilin po udhëtonte është dërguar për kontroll dhe skanim të mëtejshëm, ku janë zbuluar dhe sekuestruar 43 armë të gjata automatike,” thuhet në komunikatën e përbashkët.

Pas kontrollit të detajuar dhe gjetjes së arsenalit të armëve, me urdhër të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndaj tij ngarkohen me dyshim dy vepra të rënda penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”

“Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, thuhet në njoftim.

Autoritetet e hetimit kanë bërë të ditur se puna në terren po vazhdon për të zbuluar rrjetin e plotë dhe prejardhjen e armatimit të kapur.

“Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës… është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, përfshirë verifikimin e origjinës dhe destinacionit të armëve,” bëjnë të ditur organet e rendit.

Policia e Kosovës dhe PSRK-ja konfirmuan se do të mbajnë të informuar publikun për zhvillimet e mëtejshme “në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe duke mos cenuar integritetin e hetimit”. /Telegrafi/

Lexo edhe

CNN: Trumpi ishte informuar për lidhjen e shefit të Nvidias me gruan e dyshuar si spiune kineze

CNN: Trumpi ishte informuar për lidhjen e shefit të Nvidias me gruan e dyshuar si spiune kineze

Sara Mila del nga SPAK: Jam person në dijeni, do të paraqitem sa herë të më thërrasin

Sara Mila del nga SPAK: Jam person në dijeni, do të paraqitem sa herë të më thërrasin

Bayern gjen pasuesin e Kane, synon sulmuesin italo-gjerman

Bayern gjen pasuesin e Kane, synon sulmuesin italo-gjerman

Arrestohet një shtetas gjerman në Gjilan, i sekuestrohen 43 armë të gjata automatike | Momenti