Policia apel qytetarëve: Kujdes gjatë shitjeve online, mos ua jepni të dhënat e kartelës suaj

Policia apel qytetarëve: Kujdes gjatë shitjeve online, mos ua jepni të dhënat e kartelës suaj

Policia apel qytetarëve: Kujdes gjatë shitjeve online, mos ua jepni të dhënat e kartelës suaj

Policia e Kosoves ka bërë apel ndaj qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë shitjeve të produkteve në platforma online.

Sponsor 3M Express

Sipas policisë, kohëve të fundit janë evidentuar raste kur persona të dyshuar kontaktojnë qytetarët që kanë publikuar produkte për shitje, paraqiten si blerës të interesuar dhe u dërgojnë vegëza mashtruese.

Në njoftim thuhet se përmes këtyre linqeve kërkojnë të dhënat e kartelave bankare, kinse për realizimin e pagesës.

Për të mos rënë viktimë e këtyre mashtrimeve, Policia ka dhënë disa rekomandime.

“Tregoni kujdes ndaj personave të panjohur që ju kontaktojnë dhe shprehin interesim për blerjen e produkteve tuaja; Mos hapni linqe (vegëza) të dyshimta që ju dërgohen nga blerësit e mundshëm;Mos plotësoni të dhënat e kartelës bankare në faqe apo linqe (vegëza) të dërguara nga persona të panjohur;Mos ndani numrin e kartelës bankare, datën e skadimit, kodin CVV/CVC apo kodet e konfirmimit bankar;Verifikoni çdo kërkesë për pagesë vetëm përmes kanaleve zyrtare të bankës ose platformës përkatëse;Nëse keni dhënë të dhënat bankare në ndonjë faqe të dyshimtë, kontaktoni menjëherë bankën për bllokimin e kartelës dhe rastin raportojeni në Policinë e Kosovës;”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

Lexo edhe

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur