Një 27-vjeçar ka përfunduar në Polici pasi zyrtarët me rroba civile i kanë gjetur substancë të dyshuar narkotike gjatë kontrollit të veturës së tij në Prishtinë. I riu po udhëtonte me një Audi kur është ndaluar nga njësitë policore, të cilat kanë zbuluar mbi tre gramë marihuanë, mëson Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 22:45, në rrugën “Lugmiri”, në zonën e Zllatarit në Prishtinë.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari është Hekuran Muja, 27 vjeçar, i cili është ndaluar për kontroll gjatë patrullimit të njësive policore me rroba civile.
Gjatë kontrollit të automjetit Audi, zyrtarët kanë gjetur një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila pas peshimit ka rezultuar të jetë 3.64 gramë.
Pas zbulimit të substancës, 27-vjeçari është shoqëruar në Stacionin Policor, ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
Për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka udhëzuar sekuestrimin e substancës si provë materiale dhe inicimin e procedurës penale për veprën “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.
Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





