Pochettino kërkon ribashkimin me dy ish-lojtarët e tij, Man Utd përgatit goditjet e janarit

Pochettino kërkon ribashkimin me dy ish-lojtarët e tij, Man Utd përgatit goditjet e janarit

Pochettino kërkon ribashkimin me dy ish-lojtarët e tij, Man Utd përgatit goditjet e janarit

Trajneri i Manchester Unitedit, Mauricio Pochettino, ka nisur të planifikojë përforcimet e mundshme për skuadrën dhe në listën e tij të dëshirave ndodhen dy futbollistë që i njeh mirë nga koha kur drejtonte Kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sponsor 3M Express

Bëhet fjalë për sulmuesin e Monacos, Folarin Balogun, dhe mesfushorin e Juventusit, Weston McKennie, të cilët trajneri argjentinas synon t’i ribashkojë në “Old Trafford”. Afati kalimtar i janarit shihet si mundësia e parë për të avancuar me këto objektiva.

Rasti i Balogunit, 25-vjeçarit që aktivizohet te Monaco, duket më i favorshëm. Sipas TEAMtalk, klubi francez është i gatshëm të dëgjojë ofertat në janar dhe preferon një shitje përfundimtare, megjithëse nuk e përjashton as huazimin në kushte të përshtatshme.

Sulmuesi amerikan ka humbur hapësirat në skuadër dhe këtë sezon ende nuk e ka nisur si titullar asnjë ndeshje në Ligue 1. Kjo situatë mund ta shtyjë Monacon të shqyrtojë largimin e tij, ndërsa rikthimi në futbollin anglez paraqitet si një mundësi.

Megjithatë, çmimi mund të jetë pengesa kryesore. Gazetari Gianluca Di Marzio kishte raportuar se Monaco kërkonte 50 milionë euro për Balogunin gjatë afatit kalimtar të verës. Një shumë që mund ta vështirësojë transferimin te Juventusi, por që potencialisht mund ta vendosë Manchester Unitedin në pozitë më të favorshme.

Për sulmuesin amerikan interesim kanë shfaqur edhe Juventusi dhe Milani, prandaj Unitedi mund të përballet me konkurrencë nga klubet italiane nëse vendos ta bëjë atë prioritet për janarin.

Ndërkohë, transferimi i Weston McKenniet paraqitet shumë më i vështirë. Mesfushori 28-vjeçar ka punuar më parë me Pochettinon te Kombëtarja amerikane dhe aftësia e tij për të luajtur në disa pozicione të mesfushës përputhet me profilin e futbollistit që vlerëson trajneri argjentinas.

Megjithatë, Juventusi nuk ka ndërmend ta lehtësojë largimin e tij gjatë janarit. McKennie ka kontratë me klubin italian deri në qershor të vitit 2030, ndërsa trajneri Luciano Spalletti e konsideron një futbollist të rëndësishëm për skuadrën, raporton ESPN.

Di Marzio ka lënë të hapur mundësinë e një transferimi në rast të një oferte të përshtatshme, duke marrë parasysh edhe situatën ekonomike të klubit italian./Telegrafi/

Lexo edhe

Mblidhet PDK-ja, Çitaku: Javën e ardhshme prezantohen frytet e para të punës për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë

Mblidhet PDK-ja, Çitaku: Javën e ardhshme prezantohen frytet e para të punës për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë

Një pyetje mjaftoi, Mourinho çohet dhe largohet nga konferenca

Një pyetje mjaftoi, Mourinho çohet dhe largohet nga konferenca

Vetëm 14 vjeç dhe pranë debutimit historik në Ligue 1 – kush është Thymeo Cruz, talenti që po krahasohet me Messin?

Vetëm 14 vjeç dhe pranë debutimit historik në Ligue 1 – kush është Thymeo Cruz, talenti që po krahasohet me Messin?