Situata te “Djajtë e Kuq” po bëhet gjithnjë e më shqetësuese, pasi skuadra vazhdon të qëndrojë në zonën e rënies nga liga, pavarësisht ndryshimit të trajnerit. Mauricio Pochettino nuk ka arritur ende ta ndryshojë gjendjen e ekipit, ndërsa presioni ndaj tij po rritet.
Manchester United e ka nisur mirë ndeshjen dhe ka qenë pranë epërsisë në minutat e para. Harry Maguire e ka goditur traversën me kokë, ndërsa pak më vonë portieri i Brentford, Caoimhin Kelleher, ka intervenuar për ta ndalur një tjetër goditje të mbrojtësit anglez.

Megjithatë, vendasit nuk kanë arritur ta shfrytëzojnë këtë fillim dhe Brentford ka kaluar në epërsi me Callum Wilsonin. Sulmuesi ka përfituar nga një pasim i Dango Ouattarës dhe e e ka dërguar topin në rrjetë.
Pak më vonë, Wilson ka shënuar edhe golin e dytë, pas një aksioni të nisur nga Mikel Damsgaard dhe asistimit të Ouattarës.
Me këtë rast, Manchester United është bërë skuadra e parë në historinë e Premier League që pranoi të paktën nga dy gola në gjashtë pjesëlojë radhazi.
Pochettino e ka provuar ta ndryshojë rrjedhën e ndeshjes duke aktivizuar Bryan Mbeumo dhe Luke Shaw në fillim të pjesës së dytë.
United ka pasur disa raste për ta ngushtuar rezultatin. Youri Tielemans e ka goditur traversën, ndërsa një tjetër goditje me kokë e Maguire është ndalur në vijën e portës nga Keane Lewis-Potter.
Por, në dhjetë minutat e fundit, Brentford e ka e vulosur fitoren. Kristoffer Ajer ka shënuar për 3:0 pas një aksioni nga këndi, duke shkaktuar largimin e shumë tifozëve nga stadiumi “Old Trafford”.
Në kohën shtesë, Kevin Schade e ka shënuar edhe golin e katërt me një goditje të zgjuar mbi portierin Senne Lammens.
Humbja është përcjellur me vërshëllima nga tifozët vendas në përfundim të ndeshjes.
Për Manchester United, kjo ka qenë ndeshja e dhjetë radhazi pa fitore në Premier League, seria më e gjatë negative në historinë e klubit në këtë garë.
Në anën tjetër, Brentford i ka dhënë fund serisë prej dhjetë ndeshjesh pa fitore në udhëtim në kampionat dhe e ka forcuar pozitën në mesin e gjashtë skuadrave të para.
Burimi: RTKLive





