Pochettino drejt Manchester Unitedit, raportohet për marrëveshje me gjigantin anglez

Pochettino drejt Manchester Unitedit, raportohet për marrëveshje me gjigantin anglez

Pochettino drejt Manchester Unitedit, raportohet për marrëveshje me gjigantin anglez

Manchester United mund të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në stolin e trajnerit, ndërsa Mauricio Pochettino po përmendet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, strategu argjentinas është pranë një marrëveshjeje me drejtuesit e klubit nga “Old Trafford”.

Sponsor 3M Express

Madje, raportohet se palët kanë arritur marrëveshje dhe se Pochettino mund të largohet nga angazhimi i tij aktual përmes aktivizimit të një klauzole lirimi.

Nëse kjo lëvizje realizohet, 54-vjeçari do të rikthehej në Premier League, ku më parë ka drejtuar Tottenham Hotspurin dhe Chelsean.

Megjithatë, Manchester United ende nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar për një marrëveshje të mundshme me trajnerin argjentinas.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

LEX | 7 vjet burgim për grabitjen e 115 eurove, Gjykata e Gjakovës shpall verdiktin

LEX | 7 vjet burgim për grabitjen e 115 eurove, Gjykata e Gjakovës shpall verdiktin

Zvonko Veselinoviq largohet nga Serbia dhe mbërrin në Turqi

Zvonko Veselinoviq largohet nga Serbia dhe mbërrin në Turqi

Olechka nis të këndojë papritur, mahnit banorët e BBVK5 me zërin e saj (VIDEO)

Olechka nis të këndojë papritur, mahnit banorët e BBVK5 me zërin e saj (VIDEO)